Skip to main content

PERSPEKTIVA PERSONALE MBI PRESPEKTIVËN PSIKODINAMIKE: PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT “MARRËDHËNIA E FËMIJËS ME OBJEKTIN”


Teoria e marëdhënies me objektin ka lindur nga terapia psikodinamike dhe ka si fokus marrëdhënien që fëmija krijon me objektin e tij më të afërt.  Origjina e marrëdhënies me objektin është që në vitin e parë të jetës dhe mendohet se nëna është objekti më i dashur i fëmijës dhe me të cilin fëmija krijon një marëdhënie shumë të ngushtë.

Pikëpamjet sipas psikologëve psikoanalitik për marrëdhënien me objektin
            Sipas Frojdit : Objekti i parë më i rëndësishëm është gjiri i nënës ku fëmija fillon të ndjejë dashurinë dhe ngrohtësinë e nënës. Kjo ndihmon edhe në atashimin e fëmijës. Sipas tij marrëdhënia që fëmija krijon me gjirin e nënës mund të nxisë edhe ankthin që do të thotë se nëse fëmija përjeton ankth gjatë ushyerjes me gji, ose nëse nuk ushqehet kur ai ka nevojë, më vonë në jetë ai mund të përjetojë ankth.  Marrëdhënia fillestare që krijon fëmija me objektin (nëna)  që në vitin e parë të jetës ndikon edhe marrëdhëniet e tjera që fëmija krijon më vonë. Që do të thotë se nëse fëmija krijon ankth gjatë foshnjërisë së tij atëherë ai mud të përjetojë ankth dhe në marrëdhëniet që krijon me të tjerët dhe në situata sociale. Gjithashtu ankthi transmetohet edhe ne jetën seksuale të individëve[1]
Sipas Melanie Klein: Fëmija gjatë foshnjërisë e ndan objektin në ose të gjithë të mirë ose të gjithë të keq dhe këtë gjë e bën në varësi të ndjesive që atij i përcillen. Nëse gjoksi është me qumësht atëherë ai është i mirë dhe nëse gjoksi nuk është me qumësht atëherë është një objekt shumë i keq. Fëmija nuk arrin ta kuptojë se është i njëjti objekt në të dyja rastet. Këtë gjë më vonë ai e balancon duke përdorur projeksionin më vonë në jetën sociale. Në rastet kur fëmija përjeton ankth atëherë ai përdor projeksionin për të kapërcyer ankthin që ata ndjejnë. Dhe më vonë ata projeksionin e shikojnë si një mënyrë jetese dhe kjo kthehet në patologjike për ata pasi projeksionin ata e shikojnë si një mënyrë komunikimi.[2]  
Sipas Klein objekti i mirë dhe i keq ndikon gjithashtu edhe në çrregullimin depresiv dhe çrregullimin paranoid-skizofren. Në çrregullimin depresiv (shfaqet në tremujorin e dytë të vitit të parë) fëmija e përjeton objektin gjithmonë si të keq. Ai nuk e kupton se objekti i keq është i njëjti me atë që është i mirë, dhe përjetimi i objektit si gjithmonë i keq e çon fëmijën në një gjëndje depressive dhe e ndan fëmijën nga nëna e tij. Ndërsa në çrregullimin schizoid-skizofren Klein thekson se ndërkohë që objekti është i çarë edhe egoja e fëmijës është e çarë. Fëmija e përjeton objektin si shumë të keq dhe e ndan atë duke ndarë edhe egon e tij. Kjo gjë do të thotë se egoja e fëmijës është e ndarë duke çuar në probleme të tjera personaliteti siç janë çregullimet e lartë përmendura.[3]
Si ndikon marrëdhënia me objektin në kriimin e patologjive të fëmijës:
Ø  Marrëdhënia shumë e ngushtë e fëmijës me nënën ose me një tjetër objekt kujdestar mund të krijojë varësi. Që do të thotë se nëse fëmija krijon një marrëdhënie shumë të ngushtë me objektin e tij atashues atëherë ai mund të krijojë varësi. Dhe këtë gjë nuk do ta reflektojë vetëm në marrëdhënien me objektin, por gjithashtu edhe me marrëdhëniet e tjera që ai do të krijojë më vonë me persona të tjerë.[4]
Ø  Marrëdhënia me objektin ndikon gjithashtu edhe në krijimin e personalitetit të individit. Që do të thotë se jo vetëm në rastet e varësisë por edhe në rastet e neglizhncës, fëmija do ta brendësojë atë marrëdhënie dhe të gjitha këto i reflekton më vonë. Marrëdhënia që fëmija krijon me objektin formon personalitetin e fëmijës dhe ndikon në të gjitha fushat e jetës.[5]
Ø  Gjithashtu nëse fëmija gjatë foshnjërisë është ndjerë i neglizhuar (nuk është ushqyer) atëherë ai krijon ndjenjën e neglizhimit edhe nga të tjerët në jetën sociale. Që do të thotë se fëmija krijon një jetë duke qënë i neglizhuar dhe e brendëson ketë gjë. Dhe më pas ai prêt edhe nga të tjerët që ta neglizhojnë. Kjo gjë mund të ndryshojë me ndihmën e të tjerëve por gjithsesi është vërtetuar që kjo ka një ndikim të fortë në krijimin e marrëdhënieve të fëmijës.[6]
Ø  Mund të sjellë çrregullimin e depresionit dhe çrregullimin skizoid-skizofren.[7]


Anët pozitive të perspektivës së zhvillimi “marrëdhënia me objektin”
Ø  Jep një shpjegim të plotë të marrëdhënies që krijon foshnja me objektin e tij më të afërt (nëna). Dhe jep informacion të plotë sesi lidhet gjiri i nënës me krijimin e personalitetit të fëmijës.
Ø  Shpjegon qartë lidhjen që ekziston ndërmjet marrdhënies së shëndetshme ose jot ë shëndetshme të fëmijës me objektin dhe mënyrën sesi ajo marrëdhënie lidhet me patologjitë.
Ø  Shpjegon qartë traumat që përjeton fëmija në foshnjëri dhe krijimin e ankthit në marrëdhëniet e tjera sociale dhe me pritshmëritë që krijojnë këta fëmijë ndaj të tjerëve në të ardhmen.
Ø  Jep një tablo të plotë në lidhje me karakterin ankthioz që krijojnë këta fëmijë dhe depresionin që përjetojnë në momentin kur perceptojnë ndarjen e objektit dhe kur përjeton pakënaqësi nga objekti atashues.
Anët negative të perspektivës së zhvillimit “marrëdhënia me objektin”
Ø  Terapia e marrëdhënies së fëmijës me objektin e tij të parë jep një informacion të saktë për problemet që krijohen dhe për mënyrën sesi fëmija I përjeton ato problem, por ka një information të cunguar për mënyrën sesi duhet të sillen nënat me fëmijët që këto problem most ë ndodhin.
Ø  Ka një informacion jo shume të zhvilluar për trajtimet që duhet të ndiqen për nënat që janë neglizhente ose shumë të fiksuara ndaj fëmijëve të tyre. Nuk jep një informacion shumë të qartë se çfarë duhet të bëhet apo çfarë duhet të përdoret me këta fëmijë në situata kur ata e tregojnë qartë se ndihen të neglizhuar ose të mbytur nga mbikujdesi i nënës së tyre. Klein jep informacion se fëmijët mund të shprehin emocionet e tyre nëpërmjet lojrave dhe vizatimeve dhe nëpërmjet këtyre teknikave mund të kuptojmë botën e fëmijës, por nuk ëhtë përmendur asnjë lloj teknike për nënat neglizhente apo mbikujdesëse.
Ø  Nuk ka studime të reja që mund të shpjegojnë këto dinamika ndërmjet fëmijës dhe nënës të cilat kanë dalë si rezultat i kohëve të fundit. Informacioni për zhvillimin e fëmijëve është i qartë, por të gjitha këto kanë rezultuar për para shumë viteve dhe ende nuk është vërtetuar nëse këto rezultate janë të përshtatshme edhe për kohët që ne jemi duke jetuar.
Mendimi personal për perspektivën e zhvillimit.
Teoria e zhvillimit shpjegon qartë fazat që kalon një individ nga momenti që lind dhe derisa arrin të dali vetë në jetë dhe të përballet me jetën e tij. Teoria e zhvillimit shpjegon mënyrën sesi trauma të caktuara ndikojnë jetën e fëmijës dhe shpjegojnë qartë mekanizmat që fëmija zgjedh për të kaluar problemet me të cilat ai përballet. Teoria e zvillimit shpjegon vetëm pjesën e atashimit me figurën e parë (nëna) dhe si ndikon kjo figurë në krijimin e personalitetit të tij, por besoj se është e nevojshme që në këtë analizë që i bëhet fëmijës dhe eksperiencave të tij të para ti vendoset një theks i  rëndësishëm edhe mbi marrëdhënien që fëmija krijon me anëtarët e tjerë të familjes. Kjo sepse është evidentuar në shumë studime se përkrahja dhe kontakti me fëmijën nga anëtarët e tjerë të familjes është i rëndësishëm në pasqyrimin që ai bën për veten e tij.
Sipas Kohut është shumë e rëndësishme që fëmija të plotësojë nevojat e vetes së tij, që nuk është vetëm nevoja për tu pasqyruar (nëna e tij) por edhe nevoja për të idealizuar (babai i tij). Këto nevoja lindin më vonë se viti i parë i jetës, por gjithsesi marrëdhënia që fëmija krijon me anëtarët e tjerë të familjes ndikon në krijimin e marrëdhënieve të tjera në jetë dhe në marrëdhëniet sociale të mëvonshme të fëmijës. Për këtë arsye mendoj se është e rëndësishme edhe evidentimi i rolit që luan babai ose anëtarët e tjerë të familjes. Gjithashtu mendoj se vlen të përfshihet marrëdhënia që fëmija krijon me anëtarët e tjerë të familjes edhe për faktin se nëse fëmija atashohet vetëm me nënën, ose nëse ai gjatë gjithë kohës duhet të kujdeset nga nëna e tij atëherë kjo mund të çojë në një varësi psikologjike ndaj nënës së tij.
Teoria e marrëdhënies me objektin shpjegon ankthin që përjetojnë fëmijët nga marrëdhënia që ata krijojnë me objektin e tyre atashues, por është e rëndësishme të theksohet se ankthi nuk lind vetëm nga situata ku fëmija ndjehet i neglizhuar, por edhe nga faktorë të tjerë. Disa nga faktorët e tjerë janë dinamikat me të cilët përballet fëmija gjatë foshnjërisë si përshembull atmosfera familjare që përcillet te fëmija, nga zhurmat, debatet apo edhe nga momentet e lumtura.
 Nëse mjedisi i fëmijës është i ngrohtë dhe ai përballet me një atmosferë që i përcjell siguri dhe paqe atëherë ai do të rritet i shënetshëm, por nëse këto dinamika përcjellin debate, keqkuptime apo edhe dhunë ndaj figurës atashuese të fëmijës mund të shkaktojë rritjen e fëmijës me ankth. Kjo mund të bëjë që fëmija të akumulojë frustrim dhe të ndihet i acaruar gjatë gjithë kohës.
Një tjetër aspect i rëndësishëm që është ende i qartë nga teoria e  Klein për teorinë e marrëdhënies me objektin është pjesa e ndërtimit të superegos. Sipas Klein superegoja është e pranishme që në fëmijëri, por kjo bie në kundërshtim me karakteristikat që foshnjet shfaqin. Superegoja ka si detyrë ta bëjë individin të kontrollojë dëshirat dhe impulse e tyre dhe foshnjet nuk e zotërojnë këtë aftësi. Kjo është e qartë pasi fëmijët nuk arrijnë të kuptojnë se ata nuk mund ta marrin ushqimin në atë moment që ata dëshirojnë, sepse nëna e tyre nuk ndodhet në shtëpi. Dhe që në këtë moment ata e konsiderojnë nënën dhe gjirin e saj si të keq.
Fëmijët nuk arrijnë ti kontrollojnë impulse e tyre, sepse nuk arrijnë të kuptojnë se nuk mund ta marrin atë që ata duan në sekondë por duhet të presim oak më shumë. Kjo bën që fëmija të përjetojë frustrim dhe zemërim, dhe kjo përputhet më shumë me funksionimin e egos. Për këtë arsye nuk mund të themi me saktësi se superegoja është e pranishme që në lindjen e fëmijës.
Terapitë që Klein përdor fokusohen në fantazitë e fëmijëve dhe në eksperiencat e tyre të fëmijërisë ndërsa psikoanalistët e tjerë fokusohen te egoja e individit. Klein nuk i kushton shumë rëndësi mënyrës sesi fëmija apo individi mendon, por i kushton një rëndësi shumë të madhe botës së tij emocionale dhe fantazuese. Kjo duket si një mangësi pasi është e rëndësishme që të dimë si mendon dhe si funksionon një njëri, para se të dimë pse i kanë lindur ato ide dhe pse ka zgjedhur atë mënyrë të të menduari. Është e rëndësishme në fillim të njohim mendimet dhe ndjenjat e një fëmije pastaj të kuptojmë arsyen pse kanë ardhur këto mendime. Ndërsa sipas Klein e rëndësishme është çfarë ndjen personi dhe jo çfarë mendon. Por kjo nuk jep një tablo të plotë të një fëmije, pasi fëmijët nuk janë të ndërtuar vetëm nga emocionet, por edhe nga mendimet dhe bota e tyre konjitive.
Teoria e Klein dhe e Freud kanë dhënë një ndihmesë shumë të madhe në ndërtimin e historisë së psikologjisë për eksperiencat foshnjore, por besoj se është e rëndësishme që të rishikohen aspekte të veçanta të kësaj teorie si përshembull roli I anëtarëve të tjerë të familjes dhe atashimi që krijon fëmija me pjestarët e tjerë që e rrethojnë. Gjithashtu është erëndësishme që të plotësohet edhe pjesa e trajtimit të fëmijëve dhe psikoedukimi I nënave dhe baballarëve të fëmijëe për mënbyrën sesi duhet të sillen me fëmijën e tyre në mënyrë të tillë që të reduktojnë pakënaqësitë që ai përjeton dhe për të eleminuar ndjenjat e mërzitjes dhe të frustrimit. Është e rëndësishme që të rishikohet aspekti i krijimit të superegos dhe si mund të ndikojë ajo në foshnjëri, pasi informacioni aktual nuk jep një informacion të plotë, të paktën në teorinë e Klein.
Teoria e marrëdhënieve të objekteve shpjegon shumë dinamika që lindin te fëmijët në lidhje me kontekstin e tyre intrapersonal dhe interpersonal dhe është një nga teoritë që shpjegojnë shumë dukuri që më parë kanë qënë të errëta. Gjithsesi besoj se është shumë e nevojshme edhe kryerja e studimeve dhe kërkimeve të reja për këto teori në aspektet e lartëpërmendura për të parë sesa e qëndrueshme është kjo teori në ditët tona.

Comments

Popular posts from this blog

Zhvillimi emocional te femijet I. Alikaj & K. Profka

Zhvillimi emocional përbën një fushë të rëndësishme të funksionit dhe zhvillimit fizik dhe konjitiv. Kërkimet e mbledhura për zhvillimin  emocional janë krejt të ndryshme.  Ndryshime të dukshme janë shënuar më vonë në disa fusha kyçe të cilat përfshijnë të kuptuarit e emocioneve, njohja dhe kompetenca e emocioneve dhe strategjitë për të rregulluar emocionet. Aftësia për të interpretuar apo shpjeguar reagimin emocional personal apo të një tjetri është një aftësi themelore për marrëdhëniet interpersonale. Në zhvillimin e hershëm fëmijët bëhen të vetëdijshëm për gjashtë emocionet bazë: i zemëruar, i mërzitur, i frikësuar, i dashuruar dhe i suprizuar, dhe në zhvillimin emocional ndodh një tranzicion në aftësitë e fëmijëve për të identifikuar dhe përcaktuar emocionet e veta dhe ato të të tjerëve. Puna e hershme në zhvillimin emocional nga Harter (1983)  sugjeroi një progresion nga aftësia për të parashikuar një emocion të vetëm, në aftësinë për të parashikuar shumë emocio...

Zhvillimi konjitiv I fëmijëve

Zhvillimi konjitiv mbulon një rend të gjërë funksionesh, një sërë lidhjesh të komplikuara të ndryshme në zhvillimin e trurit që ndodhin gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Lobi frontal është zona më kritike e trurit e përfshirë në ndryshimet intelektuale dhe konjitive gjatë zhvillimit dhe është pjesa e fundit e trurit e cila maturohet. Periudhat prioritare të rritjes përfshihen në korteksin frontal që nga lindja  në vitin e dytë të jetës dhe në moshën 4-7 vjeç, gjithsesi maturimi nuk është i kompletuar deri në rinin e hershme. Pjesa e konsiderueshme e ndryshimeve në pjesën e trurit që nga lindja përbëhen nga qeliza dhe mjelinizimi i tyre. Mjelinizimi i lidhjeve sinaptike të rëndësishme vazhdon në adoleshencë, ku në të njëjtën kohë ndodh edhe prerja sinaptike ose shkëputja dhe proçesi konjitiv bëhet më efiçent. Këto ndryshime kritike në tru janë të nevojshme dhe me aftësitë konjitive komplekse shfaqen në mes të fëmijërisë dhe në adoleshencën e hershme dhe vazhdojnë në rini. Por ...