Skip to main content

Zhvillimi konjitiv I fëmijëve


Zhvillimi konjitiv mbulon një rend të gjërë funksionesh, një sërë lidhjesh të komplikuara të ndryshme në zhvillimin e trurit që ndodhin gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Lobi frontal është zona më kritike e trurit e përfshirë në ndryshimet intelektuale dhe konjitive gjatë zhvillimit dhe është pjesa e fundit e trurit e cila maturohet. Periudhat prioritare të rritjes përfshihen në korteksin frontal që nga lindja  në vitin e dytë të jetës dhe në moshën 4-7 vjeç, gjithsesi maturimi nuk është i kompletuar deri në rinin e hershme. Pjesa e konsiderueshme e ndryshimeve në pjesën e trurit që nga lindja përbëhen nga qeliza dhe mjelinizimi i tyre. Mjelinizimi i lidhjeve sinaptike të rëndësishme vazhdon në adoleshencë, ku në të njëjtën kohë ndodh edhe prerja sinaptike ose shkëputja dhe proçesi konjitiv bëhet më efiçent. Këto ndryshime kritike në tru janë të nevojshme dhe me aftësitë konjitive komplekse shfaqen në mes të fëmijërisë dhe në adoleshencën e hershme dhe vazhdojnë në rini.
Por kur dhe si fëmijët i marrin këto aftësi konjitive? Kjo pyetje është burimi më i mirë për zhvillimin psikologjik, kërkuesit modern janë fokusuar në titujt si për shembull teoria e mendjes së fëmijëve, shpejtësia e të proçesuarit, aftësia për të rezistuar dhe ndaluar dhe metakonjicioni etj. Kjo specifik është një kontrast i teorive klasike që shpesh kanë prodhuar ndryshime të gjera në mendimet e fëmijëve duke krijuar zhvillim në përshkrimin e progresionit të aftësive. Dy nga këto teori klasike; stadet e Pjazhes për zhvillimin konjitiv dhe stadet e Selman për marrjen e perspektivës, vërtetojnë një vështrim të hershëm mbi modelet e konjicionit të fëmijëve.
Teoritë klasike të zhvillimit konjitiv përfshin teorinë e Piazhesë me 4 faza ku përmendet; faza sensomotore që përfshin periudhën nga lindja deri në dy vjeç, faza paraoperacionale 2-6 vjeç, faza e veprimeve konkrete 7-11 vjeç, faza e veprimeve formale nga 12 vjeç - i rritur. Sipas këtij modeli fëmijët filluan të bëjnë riprezantim mendor bazuar në veprimet ripërsëritëse që janë reflekset e fillimit. Këto prezantime lejojnë fëmijët të mbajnë objekte në memorie, kështu që vazhdimësia e objekit fillon në mes të vitit të parë të jetës. Në stadin e dytë konjicionet e fëmijëve karakterizohen nga mendimet magjike dhe lojrat imagjinare. Mendimet logjike janë të limituara dhe fëmijët në këtë stad shfaqin vështirësi të kundërta me opeacionet mendore dhe fokusohen në aspektet e shumta të një problemi. Sipas stadit tre, fëmijët pretendojnë të kenë aftësi esenciale në bashkëbisedim dhe klasifikim. Ata shfaqin arsyetime më të mira se në moshën e hershme. Më në fund fëmijët konsiderohen të hyjnë në stadin e këtërt ku ata janë të aftë të përfshihen në arsyetimet hipotetike dedukive. Gjithashtu teoria e piazhes ka një sërë limitesh e megjithatë ajo vazhdon të përdoret.
Në modelin e Selmanit, shpjegohet aftësia e një fëmije për të marr figurën e të rriturit, është hedhur hipoteza për rritjen nga një nivel ku fëmija është i paaftë të ndajë mendimet nga ndjenjat në nivelin ku ai është i aftë të imagjinojë perspektivën që një person i tretë që mund të ketë rreth një situate që fëmija mund të jetë përfshirë.
Të dyja teoritë janë krijuar që kapitujt e tyre me aspektet kualitative të flasin rreth mendimeve të fëmijëve për botën. Por asnjëra teori nuk është e aftë të reduktojë dhe të identifikojë ndryshimet e trurit që përfshin stadet e zhvillimit. Në kontrast me natyrën kualitative të teorisë së Piazhes dhe Selman, modeli i proçesit informues konsiston në rritjen graduale të fëmijëve në vëmendjen, memorjen dhe operacionet mendore. Në fillim të hapave të para fëmijët duhet të mësojnë të ndalojnë reagimet dhe të rezistojnë interferencën e stimulantëve jo esencialë. Gjithkush që ka parë një fëmijë 6 muajsh ose 6  vjeç e di se këto aspekte janë zhvillime të varfra te fëmijët. Akoma aftësitë  e një 6 vjeçari janë fenomenale kur krahasohen me një 6 muajsh. Proçeset e zhvillimit konjitiv vazhdojnë në fëmijërinë e mesme ku vihet re një shenjë rritëse në kapacitetin informues në ndalimet konjitive dhe kujdesin.
Tre konceptet më kryesore në literaturën e zhvillimit konjitiv që ka relevancë të veçantë për vlerësim janë shpejtësia e proçesit, metakonjicioni dhe ndërprerjet konjitive. Shpejtësia e proçesit është kompetenca në një version aktual të shkallës së inteligjencësn Wechsler për fëmijë,  e vitit 2004. Dhe që kanë qenë prezente në versionet e hershme të 1991. Konceptimi WISC-IV si një nga 4 faktorët e gjerë themelor të rezultateve të inteligjencës globale, shpejtësia e proçesit, mendohet të paraqes aftësinë për të menduar, arsyetuar dhe kujtuar. Shpejtësia e proçesit  mund të jetë e vlerësuar në foshnjëri, në fakt shpejtësia e proçesit mund të jetë parashikuesi më i mirë i testeve të mëvonshëm të inteligjencës. Megjithatë natyra ekzakte se si rastet rriten në shpejtësinë e proçesit është një debat subjektiv. Ajo provon ujvarën e zhvillimit e cila çon në përmirësime në punën e kujtesës dhe aspekteve të tij të konjicionit, si vet-evolimi konjitiv, përdorimi i strategjive konjitive dhe njohja e metastrategjive.
Metakonjicioni dhe teoria e mendjes së fëmijëve janë kontributorë të rëndësishëm të cilët duhen marrë në konsideratë për të bërë vlerësimet zhvillimore. Teoria e mendjes përfshin të kuptuarin e hershëm të fëmijëve, metakonjicionin dhe mënyrat e njohjes. Metakonjicioni përfshin aftësinë për të menduar rreth atyre që individi është duke menduar dhe për të reflektuar rreth njohurive të veta personale Metakonjicioni zhvillohet përgjatë fëmijërisë, por mund të shikohen format e tij më bazike në fëmijërinë e hershme. Rreth moshës tre vjeç fëmija ka një lloj ndërgjegjësimi se ai dhe të tjerët dinë gjëra. Rreth moshws katër vjeç fëmijët kanë një të kuptuar  rreth besimeve false ose ideve se dikush do të arrijë në një përfundim të gabuar sepse beson në diçka që fëmija e di që nuk është e vërtetë.
Zhvillimi i metakujtesës, ose njohurive për memorien tonë personale është një shenjë e rëndësishme sepse ajo bën të mundur që fëmijët të mendojnë sesi e mbajnë mend ata informacionin dhe çfarë mund të bëjnë ata për të përmirësuar kujtesën e tyre. Konceptualisht, mbajtja mend sesi të bësh diçka dhe mbajtja mend e informacioneve fakt-bazë ndryshojnë. Prandaj ekziston një dallim ndërmjet strategjive të kujtesës për kujtesën proçeduriale (metastrategjitë për të ditur se si…), dhe strategjive për kujtesën deklarative (metakonjicioni për njohjen e fakteve). Ashtu si maturimi i fëmijëve, ata janë të aftë të aplikojnë strategji me saktësi shumë të madhe dhe të pengojnë strategjitë joefektive për të kujtuar dhe rifituar informacionet.
Zhvillimi i strategjive për përmirësimin e performancës dhe kujtesës është më shumë e lidhur me vlerësimin në fushën e strategjive test-taking. Disa fëmijë kanë një potencial të gjerë  të aftësive  në këtë fushë dhe disa  masa vlerësimesh mund të caktojnë disa seksione të veçanta në të cilët ekzaminuesit mund të rregjistrojnë spontanitetin e fëmijëve në përdorimin e strategjive. Në mënyrë që përdoruesit apo konsumatorët të jenë sa më efektivë, fëmijët duhet të zotërojnë njohuri rreth funksioneve të kujtesës së tyre, aq mirë sa të jenë të motivuar për të përdorur strategji efektive.
Njohja e metastrategjive gjithashtu ka ndikim në stërvitjen e prindërve ose në mësimin  e testit nga ana e tyre, sepse mund të  jenë një problem sidomos kur rezultatet e testeve përdoren si kriterë për tu pranuar në një program apo shërbim. Fëmijët të cilët janë shumë shpërblyes dhe performanca e strategjive të tyre përmirësohet mund të jenë më të zotët se moshatarët e tyre të pa stërvitur. Pavarsisht kësaj, kur trajnimi i prindërve të tyre eleminohet ata mund të mos jenë të aftë të përdorin strategjitë nëse ata nuk kanë ndryshuar mënyrën e tyre të të menduarit mbi këto strategji. Gjithsesi përdorimi i strategjive  të kujtesës  varet  edhe  nga kultura    në disa kultura theksojnë përpjekjet që fëmijët bëjnë për të kujtuar në krahasim me theksimin  ose mësimin e përdorimit të strategjive të kujtesës.       
Vlerësimi i metakujtesës mund të jetë shumë e dobishme pasi ajo mund të tregojë një korelacion ndërmjet funksioneve ekzekutive të fëmijëve dhe parashikikon përmirësimet përgjatë kohës. Në fakt fëmijët me aftësi të forta të metakujtesës dhe strategjive kanë më shumë gjasa që të tregojnë efekte praktike, në se aftësia e tyre për t'iu përgjigjur artikujve të testimit në mënyra më fleksible mund të rritet me ekspozimin në provë, në krahasim me ata që aftësitë e metakujtesës janë më pak të avancuara dhe që u përgjigjen testeve në të njëjtën mënyrë sa here që  u jepen.
Faktori i tretë në zhvillimin e konjicionit, frenimi  konjitiv, lidhet me përqëndrimin dhe  vëmendjen, dhe ajo vendos kufijtë sesi një strategji e veçantë mund të jetë efektive për një fëmijë. Frenimi apo aftësia për të rezistuar ndaj interferencave duket se është e lidhur me zhvillimin e lobit frontal siç është rritja e përgjithshme e aftësisë për të ndaluar reagimet me maturimin. Menaxhimi i interferencave është i rëndësishëm sepse ajo mund të ndikojë   përdorimin e informacioneve/njohurive të ruajtura,  vlefshmërinë e burimeve konjitive, dhe kapacitetin e punës së kujtesës. Trendi i zhvillimit i fokusuar dhe i përqëndruar mund të shënojë ndryshime në fëmijërinë e hershme. Në përgjithësi është e pritshme që fëmijët e rinj të cilët shfaqin difiçite kanë aftësi më të dobët për ti rezistuar interferencave, dhe kanë më shumë  mundësi të përsërisin veprimet,. Gjithsesi kur këto probleme janë të qarta te një fëmijë më i vjetër shpesh konsiderohet si një kauzë për tu shqetësuar.

Çrregullimet specifike siç janë çrregullimi i vëmendjes/ hiperaktiviteti kanë një vulë të konjicionit të ulët e cila nuk përshtatet me moshën e fëmijës apo me nivelin e zhvillimit. Këto  difeçenca në pengimin  e zhvillimit ndryshojnë nga individi në individ dhe disa fëmijë janë në rrezik për tu përballur me vështirësi të mëdha në këtë fushë. Ky trend mund të mbjellë subteste për të vlerësuar faktorët e vëmendjes dhe përqëndrimit të ndarë nga njëri-tjetri në fushën e masave të reja për kujtesën, inteligjencën joverbale dhe funksionet ekzekutive (Children’s memory scale, Leiter International Performance scale- Revised,  and the NESPY) 

Comments

Popular posts from this blog

Zhvillimi emocional te femijet I. Alikaj & K. Profka

Zhvillimi emocional përbën një fushë të rëndësishme të funksionit dhe zhvillimit fizik dhe konjitiv. Kërkimet e mbledhura për zhvillimin  emocional janë krejt të ndryshme.  Ndryshime të dukshme janë shënuar më vonë në disa fusha kyçe të cilat përfshijnë të kuptuarit e emocioneve, njohja dhe kompetenca e emocioneve dhe strategjitë për të rregulluar emocionet. Aftësia për të interpretuar apo shpjeguar reagimin emocional personal apo të një tjetri është një aftësi themelore për marrëdhëniet interpersonale. Në zhvillimin e hershëm fëmijët bëhen të vetëdijshëm për gjashtë emocionet bazë: i zemëruar, i mërzitur, i frikësuar, i dashuruar dhe i suprizuar, dhe në zhvillimin emocional ndodh një tranzicion në aftësitë e fëmijëve për të identifikuar dhe përcaktuar emocionet e veta dhe ato të të tjerëve. Puna e hershme në zhvillimin emocional nga Harter (1983)  sugjeroi një progresion nga aftësia për të parashikuar një emocion të vetëm, në aftësinë për të parashikuar shumë emocio...

PERSPEKTIVA PERSONALE MBI PRESPEKTIVËN PSIKODINAMIKE: PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT “MARRËDHËNIA E FËMIJËS ME OBJEKTIN”

Teoria e marëdhënies me objektin ka lindur nga terapia psikodinamike dhe ka si fokus marrëdhënien që fëmija krijon me objektin e tij më të afërt.  Origjina e marrëdhënies me objektin është që në vitin e parë të jetës dhe mendohet se nëna është objekti më i dashur i fëmijës dhe me të cilin fëmija krijon një marëdhënie shumë të ngushtë. Pikëpamjet sipas psikologëve psikoanalitik për marrëdhënien me objektin             Sipas Frojdit : Objekti i parë më i rëndësishëm është gjiri i nënës ku fëmija fillon të ndjejë dashurinë dhe ngrohtësinë e nënës. Kjo ndihmon edhe në atashimin e fëmijës. Sipas tij marrëdhënia që fëmija krijon me gjirin e nënës mund të nxisë edhe ankthin që do të thotë se nëse fëmija përjeton ankth gjatë ushyerjes me gji, ose nëse nuk ushqehet kur ai ka nevojë, më vonë në jetë ai mund të përjetojë ankth.  Marrëdhënia fillestare që krijon fëmija me objektin (nëna)  që në vitin e parë të jetës ndi...