Zhvillimi
emocional përbën një fushë të rëndësishme të funksionit dhe zhvillimit fizik
dhe konjitiv. Kërkimet e mbledhura për zhvillimin emocional janë krejt të ndryshme. Ndryshime të dukshme janë shënuar më vonë në
disa fusha kyçe të cilat përfshijnë të kuptuarit e emocioneve, njohja dhe
kompetenca e emocioneve dhe strategjitë për të rregulluar emocionet.
Aftësia
për të interpretuar apo shpjeguar reagimin emocional personal apo të një tjetri
është një aftësi themelore për marrëdhëniet interpersonale. Në zhvillimin e
hershëm fëmijët bëhen të vetëdijshëm për gjashtë emocionet bazë: i zemëruar, i
mërzitur, i frikësuar, i dashuruar dhe i suprizuar, dhe në zhvillimin emocional
ndodh një tranzicion në aftësitë e fëmijëve për të identifikuar dhe përcaktuar
emocionet e veta dhe ato të të tjerëve. Puna e hershme në zhvillimin emocional
nga Harter (1983) sugjeroi një progresion
nga aftësia për të parashikuar një emocion të vetëm, në aftësinë për të parashikuar
shumë emocione njëkohësisht të cilat mund të jenë njësoj ose të ndryshme në
valencë.
Ëintre
dhe Vallance gjetën se fëmijët katër vjeçarë mund të përcaktojnë një emocion me
valenca të ndryshme. Në moshën gjashtë
vjeç fëmijët kuptojnë se shumë emocione me intesitet të ndryshëm mund të
ndodhin sëbashku, por ata mendojnë se te gjitha ndjenjat mund të jënë me valencë
të njëjtë. Për shembull, fëmijët në atë moshë e kuptojnë se një njeri mund të
ndihet shumë i mërzitur dhe pak i inatosur në të njëjtën kohë, por ata nuk e
mendojnë se një person mund të ndjëjë njëkohësisht edhe gëzim edhe inat. Një
kuptim i emocioneve të shumëfishta, e intesitetit të ndryshëm dhe valencave të
kundërta nuk ndodh para moshës tetë vjeç, kur fëmijët janë të aftë të kuptojnë
se e njëjta eksperiencë ose objektiv mund të nxjerrë shumë emocione me valencë
të kundërt (ndjenjat e mira dhe të këqija njëkohesisht). Një njëri mund të
presi nga një fëmijë tipik 9-vjeçar, ndryshe nga një fëmijë 6-veçar të jetë i
aftë të raportojë gjëndjen emocionale personale dhe të kuptojë disa nga
komplekset nga eksperienca e tij emocionale. Një fëmijë 9-vjeçar është i aftë të
konceptojë se ai mund ti ndjejë njëkohësisht ndjenjat pozitive dhe negative
mund të shfaqë një ulje të nivelit të kompetencave të tij emocionale të nivelit
të grupmoshës së tij.
Zhvillimi
emocional mund të ndahet në tre faza themelore: pervetësimi, përpunimi dhe
transformimi. Të gjithë fëmijët janë të aftë të demostrojnë reagime emocionale,
megjithatë gjatë fazës së përvetësimit këta fëmijë fillojnë ti përvetësojnë këto
reagime.“ Një fjalorth ndjenjash” fillon herët, që dy vjeç shumica e fëmijëve flasin
me kujdestarët e tyre për ndjenjat. Në fazën e përpunimit fëmijët mësojnë të kontrollojnë
dhe përmirësojnë strategjitë e shprehjeve emocionale në mënyrë që të jenë në harmoni me pritshmëritë sociale. Përpunimi
në adoleshencë është veçanërisht interesantë, në këtë mënyrë sinjali emocional mund të jetë i vështirë
dhe i ekzagjëruar me më pak finesë në krahasim me të rriturit. Ndryshe nga fëmijët
më të vegjël, adoleshentët janë në gjëndje për të planifikuar nevojat e tyre
emocionale dhe të kujdesen për gjëndjen e tyre emocionale. Në fund në fazën e
tansformimit, fëmijët janë të vetëdijshëm për emocionet e tyre si një gjëndje
ose sistem. Edhe në humor ndryshimet janë të zakonshme në fëmijëri dhe janë të lidhura shpesh me pubertetin dhe
adoleshencën e hershme, ndërgjegjësimi për ndryshimet në humor nuk është i zhvilluar
deri ne adoleshencën e mesme ose të vonuar. Fëmijët janë në gjëndje për të
raportuar ndryshime (i..e të larta dhe të ulta) në emocionet pozitive në
krahasim me ato negative dhe hasin probleme në ndjekjen e ndryshueshmërisë së
emocioneve negative.
Kompetenca
emocionale është një kompleks konstrukt që përfshin ndërgjegjësimin e
gjithsecilit per gjendjen emocionale,
aftësia për të dalluar emocionet e të tjerëve, duke përdorur fjalorin dhe
kushtet e emocioneve, pasja e një kapaciteti për të pasur përvojën e
dhembshurisë dhe empatinë, dhe të kuptojnë se emocionet e brendëshme, dhe
shprehjet e jashtme nuk janë gjithmonë në harmoni. Një aspekt tjetër i
kompetencave emocionale është njohuria emocionale ose informacioni i gjetur nga
fëmijët në lidhje me eksperiencat emocionale te të tjerët ose te vetja e tyre. Megjithëse fëmijët
fillojnë të skanojnë shprehjet e fytyrave
të të tjerëve në foshnjëri, ata nuk kanë para moshës 7-8 vjeç kompetenca të
plota në leximin e emocioneve të të tjerëve në situata familjare. Në këtë moshë
fëmijët janë në gjëndje që të mësojnë rregullat e shfaqjes së emocioneve dhe
ekspresionin e tyre në përputhje me kulturën e tyre. Kështu që në moshën e
shkollës fëmijët duhet të kenë një gamë të kompletuar të shfaqjes së emocioneve,
emërtimet e tyre, si dhe aftësia për të shtypur shfaqjen e padëshiruar të
emocioneve.
Aftësitë
e inteligjencës emocionale të Saarnit (1997) gjithashtu përfshijnë kapacitetin
për kopjime adaptive. Regullorja emocionale është një aspekt i rregullores vetjake
dhe përfshin aftësinë për të menaxhuar veprimet, mendimet dhe ndjenjat në mënyrë
adaptive dhe fleksible nëpër një shumëllojshëri kontekstesh. Duke studiuar kopjimet
e fëmijëve është një mënyrë për të mësuar rreth zhvillimit të rregullimit
emocional. Ka disa trende të përgjithshme në kopjimet e fëmijëve të cilat nuk
janë të papritura duke pasur parasysh zhvillimin konjitiv të diskutuar më parë.
Si fëmijë të pjekur ata janë të aftë të gjenerojnë një numër të madh të
alternativave të kopjimit. Përdorimi i strategjive të orientuara konjitivisht
dhe strategjive të brendshme rriten me moshën, të tillë janë shumica e fëmijëve
10-vjeçar të cilët kanë përmirësuar strategjitë e emocion-përqëndrimit dhe janë
duke u përmirësuar në aftësitë për të zgjidhur problemet e tyre. Fëmijët më të
rinj mund të kenë strategji të brendshme por ata mund të mos jenë të aftë të
aksesojnë ose ti përdorin ato pa trajnimin prindëror. Me të vërtetë që prindërit
janë shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe modelimin e strategjive të kopjimit.
Çfarë
janë komplikimet e zhvillimit emocional dhe vlerësimit të fëmijëve dhe
adoleshentëve? Millestones në këtë fushë ka një lidhje më direkte me vlerësimin
e funksionimit emocional dhe sjellor. Klinikistët dhe kërkimet kanë
identifikuar se fëmijët me çrregullime më të rënda si me ADHD, çrregullimet e
sjelljes, çrregullimet e të mësuarit joverbal, Autizmi/Aspergeri dhe depresioni
kanë një aftësi më të ulët për të identifikuar emocionet e tyre personale dhe
ato të të tjerëve kur krahasohen me persona të të njëjtës moshë, keqkuptimet e
sugjerimeve sociale dhe kanë një repertor të ulët adaptimi me strategjitë e vetërregullimit.
Evidenca e defiçencave në këtë fushë është e lidhur indirekt me rishikimin dhe
përmbajtjen e programit të trajtimit të fëmijëve dhe adoleshentëve, siç është
kopjimi i CAT i Kendall, zgjidhja e problemeve e Kazdin, ose kopjimi me
kursin e depresionit të Clarke, dhe Leëinsohn
të cilët shpesh shënojnë më parë qëllimet.
Gjithashtu
masat broadband siç janë sistemi i vlerësimit të fëmijëve dhe çeklista e
sjelljes së fëmijëve janë ndihmëbplota dhe kanë një dobi klinike për vlerësimin
e grupimeve të simptomave specifike, ato bëjnë jo pak për të siguruar një
strukturë për të vlerësuar zhvillimin apo progresionin e fëmijëve në fusha
specifike të funksionimit emocional. Në përgjithësi zhvillimi emocional në
krahasim me zhvillimin konjitiv nuk është konsideruar si një faktor që mund të
ndikojë testet e inteligjencës apo performancës. Gjithsesi kur merr në
konsideratë pyetje nga ËISC-IV siç është “si jeni i lumtur dhe i trishtuar njëlloj?”,
njohuritë emocionale dhe kompetenca emocionale mund të përfshihen. Njohja
faciale dhe memorizimi i fytyrave siç është prezente në Shkallën e Memories së
fëmijëve mund të jenë më të lehta për fëmijët që të aftësohen në interpretimin
facial.
Comments
Post a Comment