Kudo
ku diskutohet për fëmijët në ditët e sotme, diskutimi vishet me cilësimin dhe përcaktimin
“fëmijët e këtij brezi” apo akoma më keq “ky brezi i sotëm”. Dhe nuk mbetet me
kaq, por diskutimi mbi “këtë brezin e sotëm” vazhdon duke u veshur me tone
revolte, me tone zhgënjimi, zemërimi, inati dhe madje, me hipokrizinë më të
madhe, guxohet t’i veshin bisedës edhe disa tone keqardhjeje. I vendosin
vazhdimisht fëmijët në një tabelë qitjeje dhe kush e kush të shënojë më shumë në
këtë tabelë. Dikush ankohet se ky brez nuk di të luaj, nuk di të komunikojë, di
të përdorë vetëm elektronikën, kërkon vetëm gjëra të shtrenjta, nuk i ndahet
telefonit, tabletës apo kompjuterit, nuk i hyn në sy lojë tjetër përveç lojrave
online, nuk mëson… dhe ka kaq shumë gjëra që “ky brez” nuk di të bëjë ose ka
kaq shumë gjëra të kota dhe të pavlera tek të cilat është fokusuar, saqë
diskutimi nuk ka të sosur dhe vazhdon e vazhdon aq sa shpesh herë duket se
krahasimi i “fëmijëve dikur” me “fëmijët sot” lëshon një lloj vetëkënaqësie të
pashpjegueshme. Të gjithë pjesëtarëve të diskutimit u valëvitet mbi buzë një
zemërim fëmijnor i cili shpesh herë duket se prodhon një eufori egoiste. Eufori
që shpaloset me një lloj buzëqeshje të habitur; a thua se kanë bërë një zbulim jetik
“fëmijët e sotëm nuk dinë të luajnë”.
Dhe
në fakt e harrojnë PSE-në…
Është
normale që fëmija 2 vjeç do qajë i zemëruar për telefonin e mamit sepse është e
para “lodër” që ka parë në duart e saj kur ajo i bënte foto që disa ditshe
(duke mos e zënë këtu foton e parë në ditën e lindjes). Është normale që fëmija
nuk do luajë më me dhjetra lodrat që ka në shtëpi, sepse ai e di shumë mirë që
e qara e radhës do i sjell në shtëpi një lodër të re. Është normale që fëmijët
nuk do luajnë më me lodrat që prindrit i kanë blerë sepse ata nuk janë makina që
të luajnë vetëm në një cep sa herë ju jeni shumë të zënë me punë apo vini shumë
të lodhur nga puna. Është normale që do mbyllen dhe do izolohen në lojrat
online, sepse prindrit nuk i lejojnë të luajnë në lagje sepse aty nuk ka park
lojrash, nuk ka hapsirë për të luajtur, kalojnë shumë makina dhe se është i
pasigurt.
Përpara
se të gjykoni “këtë brez që nuk di të luaj”, kujtohuni çfarë i kemi bërë ne të
gjithë bashkë këtij brezi. Nga dëshira për t’i mbrojtur nga rreziku që kanoset
poshtë pallatit, në lagje, në komunitetin e panjohur, nga lodhja apo streset e
punës, i kemi izoluar brenda katër mureve dhe me gojën tonë u kemi thënë “këtu
ke gjithëçka të nevojitet”. A e kanë vërtet?
Mos
u mjaftoni me analizën apo kritikën që u bëni fëmijëve. Disa prej jush që po e
lexoni këtë shkrim, jam e sigurt që po thoni “unë nuk e kam gjykuar kaq keq, unë
i di fajet e mia”. Jam e sigurt që i dini, por unë guxoj tju pyes përsëri, çfarë
keni bërë më tej?
A
keni mundur tja riktheni lirinë fëmijës tuaj? Apo vazhdoni ende të keni frikë
nga mikrobet? Papastërtitë në rroba? Shokët dhe shoqet e lagjes? Të panjohurit?
Makinat?
Të
dashur prindër dhe “ju” që e gjykoni kaq ashpër dhe me kënaqësi “këtë brezin e
sotëm”, ne të gjithë së bashku mund t’i mësojmë fëmijët të luajnë.
Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
ReplyDeleteAjo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
* magji dashurie
* magjitë e martesës
* magjitë e parave
* magjitë e bukurisë
* Magjitë e fatit
* Magjitë e tërheqjes seksuale
* Magjitë e kurimit të SIDA-s
* Magjitë e lotarisë
* Mallkimet heqin menjëherë magjitë
* Magjitë mbrojtëse
* Parashikimet e Lotarisë
* Magjitë me fat
* Magjia e fertilitetit
* Unaza e telekinezës 💍
Email: ellenspellcaster@gmail.com
Whatsapp +2349074881619