Skip to main content

Posta

Pyetja:
Ju lutem më ndihmoni me ndonjë këshillë . Si mund ta bindësh apo ta bësh të kuptojë një fëmijë 10 vjeç të heqë dorë nga zakoni i të marrë gjërat fshehurazi (para kryesisht). Studion terrenin në shtëpi dhe gjen rastin kur nuk ka njerëz rreth e rrotull ose nuk e di ç’i thot mendja dhe merr para ose prek gjërat që sduhet . Nuk e di çfarë metode mund ta bëjë të arsyetojë (janë veprime të përsëritura jo vetëm 1 herë). Nuk i mungon gjë nga ana ekonomike ... Nuk e di ... Do lexoj me kujdes përgjigjen tuaj.....flm...

Përgjigjia:
E kuptoj ndjenjën tuaj sikur nuk po bëni asgjë dhe se duhet të bëni patjetër diçka apo të gjeni një mënyrë se si ta bëni djalin të bindet që “të mos marr më gjëra fshehurazi”. E vërteta është se kemi të bëjmë me një sjellje shumë delikate; e cila në fakt është një simptomë që po na thërret të kuptojmë botën e tij të brendshme. Pra, përpara se të shkojmë te NDËRHYRJA duhet të kuptohen arsyet e kësaj sjellje, sepse çdo sjellje e ka një funksion.
Në këtë pikë mund t’iu them se ajo çfarë është emergjente që ju të bëni është të flisni me bashkëshortin tuaj dhe të dy së bashku ta shikoni këtë sjellje të djalit tuaj jo si një sjellje që duhet disiplinuar, por si një sjellje që duhet kuptuar dhe trajtuar me seriozitetin që i takon. Them “nuk është një sjellje që duhet disiplinuar” sepse këtu nuk kemi të bëjmë me mosnjohjen e koceptit të pronësisë dhe as me nevojën për para për të plotësuar nevojat e veta apo që të ndihet i barabartë me shokët. Pra, qartazi shihet se funksioni i kësaj sjellje është tjetër, dhe se ky funksion mund të kuptohet vetëm nëpërmjet fëmijës. Prandaj unë nuk po guxoj të dal në përfundime apo parashikime të nxituara përsa i përket “brendisë së tij emocionale” dhe se si e ndihmon kjo sjellje kompulsive e të vjedhurit, ama do guxoj tju them se djali juaj po shfaq një simptomë dhe se simptomat duhen trajtuar.
Ndërkohë, ajo çfarë ju mund të bëni ndërsa vendosni kontakte me profesionist të shëndetit mendor (psikologe, terapiste fëmijësh etj) është
·         Të qëndroni të qetë; nëse ju inatoseni, zemëroheni dhe ja shprehni këto ndjenja intensive djalit tuaj me shumë gjasa do instaloni te ai ndjenjën e fajit dhe turpit, çka do ndikojë më tej në vetvlerësimin e tij.
·         Mund të flisni qetësisht me të duke i thënë se ju e dini se ai ka marr diçka (nëse jeni të sigurt për këtë) dhe se do të donit të kuptonit çfarë e shtyu ta bënte këtë gjë. Mund t’i shprehni gjithashtu ndijesinë që ju patët për këtë, por duhet të bëni kujdes t’i referoheni vetëm sjelljes si diçka e gabuar dhe jo atij si fëmijë.
·         Qëndrojini pranë dhe qëndroni me të; jo për ta kontrolluar apo penguar që ai të realizojë planin apo sjelljen e tij, më shumë se për ta shpërblyer për gjërat që ai i bën shumë mirë; sepse fëmijët kanë nevojë për këtë vëmendje.
Këmbëngul edhe një herë duke thënë që nuk kemi të bëjmë me një “zakon” të fëmijës për të marr gjëra fshehurazi, por është një simptomë që tregon se ka diçka që nuk shkon dhe se në këtë pikë djali juaj ka nevojë për ndihmë.

Uroj të më keni kuptuar drejtë dhe përgjigja tju ketë shërbyer.

Comments

  1. Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im ndaloi së paraqitur dokumentet e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë. Siç thatë, i gjithë procesi i divorcit u anulua, gruaja e keqe që shkaktoi probleme në martesën time la burrin tim dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me këdo që po përballet me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +2349074881619
    Ajo është e aftë në magjitë e mëposhtme:
    * magji dashurie
    * magjitë e martesës
    * magjitë e parave
    * magjitë e bukurisë
    * Magjitë e fatit
    * Magjitë e tërheqjes seksuale
    * Magjitë e kurimit të SIDA-s
    * Magjitë e lotarisë
    * Mallkimet heqin menjëherë magjitë
    * Magjitë mbrojtëse
    * Parashikimet e Lotarisë
    * Magjitë me fat
    * Magjia e fertilitetit
    * Unaza e telekinezës 💍
    Email: ellenspellcaster@gmail.com
    Whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Zhvillimi emocional te femijet I. Alikaj & K. Profka

Zhvillimi emocional përbën një fushë të rëndësishme të funksionit dhe zhvillimit fizik dhe konjitiv. Kërkimet e mbledhura për zhvillimin  emocional janë krejt të ndryshme.  Ndryshime të dukshme janë shënuar më vonë në disa fusha kyçe të cilat përfshijnë të kuptuarit e emocioneve, njohja dhe kompetenca e emocioneve dhe strategjitë për të rregulluar emocionet. Aftësia për të interpretuar apo shpjeguar reagimin emocional personal apo të një tjetri është një aftësi themelore për marrëdhëniet interpersonale. Në zhvillimin e hershëm fëmijët bëhen të vetëdijshëm për gjashtë emocionet bazë: i zemëruar, i mërzitur, i frikësuar, i dashuruar dhe i suprizuar, dhe në zhvillimin emocional ndodh një tranzicion në aftësitë e fëmijëve për të identifikuar dhe përcaktuar emocionet e veta dhe ato të të tjerëve. Puna e hershme në zhvillimin emocional nga Harter (1983)  sugjeroi një progresion nga aftësia për të parashikuar një emocion të vetëm, në aftësinë për të parashikuar shumë emocio...

Zhvillimi konjitiv I fëmijëve

Zhvillimi konjitiv mbulon një rend të gjërë funksionesh, një sërë lidhjesh të komplikuara të ndryshme në zhvillimin e trurit që ndodhin gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Lobi frontal është zona më kritike e trurit e përfshirë në ndryshimet intelektuale dhe konjitive gjatë zhvillimit dhe është pjesa e fundit e trurit e cila maturohet. Periudhat prioritare të rritjes përfshihen në korteksin frontal që nga lindja  në vitin e dytë të jetës dhe në moshën 4-7 vjeç, gjithsesi maturimi nuk është i kompletuar deri në rinin e hershme. Pjesa e konsiderueshme e ndryshimeve në pjesën e trurit që nga lindja përbëhen nga qeliza dhe mjelinizimi i tyre. Mjelinizimi i lidhjeve sinaptike të rëndësishme vazhdon në adoleshencë, ku në të njëjtën kohë ndodh edhe prerja sinaptike ose shkëputja dhe proçesi konjitiv bëhet më efiçent. Këto ndryshime kritike në tru janë të nevojshme dhe me aftësitë konjitive komplekse shfaqen në mes të fëmijërisë dhe në adoleshencën e hershme dhe vazhdojnë në rini. Por ...

PERSPEKTIVA PERSONALE MBI PRESPEKTIVËN PSIKODINAMIKE: PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT “MARRËDHËNIA E FËMIJËS ME OBJEKTIN”

Teoria e marëdhënies me objektin ka lindur nga terapia psikodinamike dhe ka si fokus marrëdhënien që fëmija krijon me objektin e tij më të afërt.  Origjina e marrëdhënies me objektin është që në vitin e parë të jetës dhe mendohet se nëna është objekti më i dashur i fëmijës dhe me të cilin fëmija krijon një marëdhënie shumë të ngushtë. Pikëpamjet sipas psikologëve psikoanalitik për marrëdhënien me objektin             Sipas Frojdit : Objekti i parë më i rëndësishëm është gjiri i nënës ku fëmija fillon të ndjejë dashurinë dhe ngrohtësinë e nënës. Kjo ndihmon edhe në atashimin e fëmijës. Sipas tij marrëdhënia që fëmija krijon me gjirin e nënës mund të nxisë edhe ankthin që do të thotë se nëse fëmija përjeton ankth gjatë ushyerjes me gji, ose nëse nuk ushqehet kur ai ka nevojë, më vonë në jetë ai mund të përjetojë ankth.  Marrëdhënia fillestare që krijon fëmija me objektin (nëna)  që në vitin e parë të jetës ndi...