Skip to main content

Rëndësia e kontekstit zhvëllimor për vlerësimin e fëmijëve.


Pse njohuritë për zhvillimin e fëmijëve janë esenciale për vlerësimin? Arsyeja pse zhvillimi konsiderohet si çështja kryesore, si praktika kompetente, krijimi i një baze normative, dhe matje? Shumë nga këto argument janë formuluar në diskutimin e mëposhtëm:
1) Të kuptuarit e zhvillimit të fëmijëve ofron një kontekst i cili provon nëse sjellja aktuale e fëmijëve është tipikisht e shëndetshme apo jo. Fakti që fëmijët kanë filluar të  përdorin 2 shprehje fjalësh ka një domethënie dukshëm të ndryshme në moshën 1, 2 apo 3 vjeç. Në moshën 1 vjeç, kjo sjellje mund të sugjeroj aftësi të avancuara, në 2 vjeç është sjellje e përshtatshme e moshës, dhe në 3 vjeç, kemi të bëjmë me një vonesë të mundshme të foluri. Pra, e njëjta sjellje nënkupton nivele të ndryshme të përvetësimit gjuhësor kur merret në konsideratë niveli gjuhësor që duhet të ketë në një moshë të caktuar me atë çka fëmija jep në atë moshë zhvillimore.
2) Zhvillimi i fëmijëve bën krahasimin e pikëve të grupit normativ teorikisht kuptimplot. Pra, bëhet interpretimi efektiv dhe krahasimi i rezultateve të fëmijëve me grupin normë për një test të veçantë. A është vërtet kuptimplotë që rezultatet e fëmijëve në një rang mesatar të krahasohen me të tjerë 12 vjeçarë? Ose a është një supozim themelor që 12 vjeçarët në përgjithësi posedojnë aftësi konjitive të sigurta dhe që fëmijë të veçantë të vlerësuar kanë aftësi konstruktive vizuale hapësinore që janë konsistente me nivelin zhvillimor? Ky pohim është në thelb midis grupit, ose krahasimit të normave të referuara. Kur një krahasim jep performancën e një fëmije në grupin normativ, supozimi është se rezultatet individuale të fëmijëve janë të krahasueshme me rezultatet e fëmijëve të cilët teorikisht kanë arritur një nivel të konsiderueshëm të zhvillimit dhe, në këtë rast, kemi një zhvillim konstruktiv vizual hapsinor.
3) Informacioni mbi piketat themelore të zhvillimit është një aspekt i një vlerësimi të plotë që përmirëson aftësitë për të bërë hipoteza për probleme aktuale. Asnjë vlerësim nuk është i kompletuar pa një shumë të intervistave informuese (me fëmijët, përkujdesësit të parë, personelit të shkollës). Një pjesë e rëndësishme e kësaj interviste do të jetë ajo e bazuara në zhvillim. Ka shumë shembuj për mënyrën më të mirë të të pyeturit në lidhje me zhvillimin e hershëm të fëmijëve. Megjithatë, çështja themelore që është shpesh e adresuar është nëse fëmija ka arritur piketat e tij ose të saj zhvillimore brenda limiteve normative apo nëse është model i vonesës. Historia e plotë e zhvillimit e vendos performancën aktuale të fëmijës në një kontekst. Për një fëmijë që shfaq zhvillim tipik, mundësia e shfaqjes së modelit të vonesës është larguar. Në mënyrë të ngjashme, një model i hershëm vonese ofron konfirmimin e një ndryshimi, ende të qëndrueshëm dhe konsistent, modeli aktual dhe historik jo tipik i zhvillimit.
4) Zhvillimi i fëmijëve ofron brendësinë e pikës së subjektit të referencës. Ky është një supozim i qenësishëm se zhvillimi proçedon në një mënyrë lineare dhe se trajektorja zhvillimore për shumë fëmijë rritet gjatë gjithë kohës. Megjithëse perspektiva e jetës sugjeron se zhvillimi është si shumëdimesional ashtu edhe multifunksional, shumë profesionist presin që fëmijët të progresojnë shëndetshëm drejt zhvillimit të aftësive, me disa shkëputje të vogla. Kështu, në qoftë se ndodh një regres i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm në rezultatet e fëmijës, kjo do të jetë një shenjë ose tregues i një anomalie. Kjo mënyrë krahasimi, gjithashtu quhet krahasim kohor i përcaktuar, përgjigjet e pyetjeve se si është trajektoria e funksionimit të fëmijës me moshën, kohën dhe maturimin. Këto janë disa çrregullime të fëmijërisë dhe fillimi i regresionit të zhvillimit si një nga kriteret diagnostikuese. Për shembull, çrregullimi i Ret’s karakterisohet nga një regresion i zgjatur zhvillimor që është i paraprirë nga një periudhë normale e zhvillimit.
5) Teoritë e zhvillimit mund të ndikojnë  në interpretimin e rezultateve të testit dhe ndikimin e ekzaminuesit në administrimin e testit. Faza e teorive të zhvillimit supozon se aftësitë konjitive janë të shkëputura dhe ndryshimi i tyre është me natyrë kualitative. Janë ndikimet e ndjekjes së një modeli të vazhdueshëm ose jo të zhvillimit për interpretimin e ndryshimeve në rezultatet e testeve të fëmijëve. Për shembull, një ndikim i fazës së modelit të zhvillimit është ai i ritestimit të fëmijës në 6 muaj që çon në rezultate të ndryshme ose rezultate të qëndrueshme, në varësi të fazës së zhvillimit që ka ndryshuar te fëmija. Kështu, qëndrueshmëria e rezultateve të testit (çfarë ne konsideruam test = besueshmëri në test) nuk mund të quhet shumë gjatë tregues psikometrik i rëndësishëm. Në mënyrë të ngjashme, një ekzaminues që është ithtar i teorisë së Lev Vigotskit dhe konceptit të tij mbi zonën proksimale të zhvillimit, mund të shikojë testimin e limiteve shumë ndryshe ndjekur nga një administrim standart. Testimi i limiteve dhe shtimi i detyrave të mësimdhënies përpara administrimit të masave konjitive mund të krijohet zona ku fëmija mund të demonstrojë aftësitë.

Në përmbledhje, marrja parasysh e konsideratës zhvillimore është esenciale për një vlerësim kompetent të fëmijëve dhe adoleshentëve.Ky nuk është një argument i ri, autorë të tjerë kanë pohuar domosdoshmërinë e strukturës së zhvillimit kur intervistohen dhe projektohen ndërhyrjet e trajtimit për popullatën e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Comments

Popular posts from this blog

Zhvillimi emocional te femijet I. Alikaj & K. Profka

Zhvillimi emocional përbën një fushë të rëndësishme të funksionit dhe zhvillimit fizik dhe konjitiv. Kërkimet e mbledhura për zhvillimin  emocional janë krejt të ndryshme.  Ndryshime të dukshme janë shënuar më vonë në disa fusha kyçe të cilat përfshijnë të kuptuarit e emocioneve, njohja dhe kompetenca e emocioneve dhe strategjitë për të rregulluar emocionet. Aftësia për të interpretuar apo shpjeguar reagimin emocional personal apo të një tjetri është një aftësi themelore për marrëdhëniet interpersonale. Në zhvillimin e hershëm fëmijët bëhen të vetëdijshëm për gjashtë emocionet bazë: i zemëruar, i mërzitur, i frikësuar, i dashuruar dhe i suprizuar, dhe në zhvillimin emocional ndodh një tranzicion në aftësitë e fëmijëve për të identifikuar dhe përcaktuar emocionet e veta dhe ato të të tjerëve. Puna e hershme në zhvillimin emocional nga Harter (1983)  sugjeroi një progresion nga aftësia për të parashikuar një emocion të vetëm, në aftësinë për të parashikuar shumë emocio...

Zhvillimi konjitiv I fëmijëve

Zhvillimi konjitiv mbulon një rend të gjërë funksionesh, një sërë lidhjesh të komplikuara të ndryshme në zhvillimin e trurit që ndodhin gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Lobi frontal është zona më kritike e trurit e përfshirë në ndryshimet intelektuale dhe konjitive gjatë zhvillimit dhe është pjesa e fundit e trurit e cila maturohet. Periudhat prioritare të rritjes përfshihen në korteksin frontal që nga lindja  në vitin e dytë të jetës dhe në moshën 4-7 vjeç, gjithsesi maturimi nuk është i kompletuar deri në rinin e hershme. Pjesa e konsiderueshme e ndryshimeve në pjesën e trurit që nga lindja përbëhen nga qeliza dhe mjelinizimi i tyre. Mjelinizimi i lidhjeve sinaptike të rëndësishme vazhdon në adoleshencë, ku në të njëjtën kohë ndodh edhe prerja sinaptike ose shkëputja dhe proçesi konjitiv bëhet më efiçent. Këto ndryshime kritike në tru janë të nevojshme dhe me aftësitë konjitive komplekse shfaqen në mes të fëmijërisë dhe në adoleshencën e hershme dhe vazhdojnë në rini. Por ...

PERSPEKTIVA PERSONALE MBI PRESPEKTIVËN PSIKODINAMIKE: PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT “MARRËDHËNIA E FËMIJËS ME OBJEKTIN”

Teoria e marëdhënies me objektin ka lindur nga terapia psikodinamike dhe ka si fokus marrëdhënien që fëmija krijon me objektin e tij më të afërt.  Origjina e marrëdhënies me objektin është që në vitin e parë të jetës dhe mendohet se nëna është objekti më i dashur i fëmijës dhe me të cilin fëmija krijon një marëdhënie shumë të ngushtë. Pikëpamjet sipas psikologëve psikoanalitik për marrëdhënien me objektin             Sipas Frojdit : Objekti i parë më i rëndësishëm është gjiri i nënës ku fëmija fillon të ndjejë dashurinë dhe ngrohtësinë e nënës. Kjo ndihmon edhe në atashimin e fëmijës. Sipas tij marrëdhënia që fëmija krijon me gjirin e nënës mund të nxisë edhe ankthin që do të thotë se nëse fëmija përjeton ankth gjatë ushyerjes me gji, ose nëse nuk ushqehet kur ai ka nevojë, më vonë në jetë ai mund të përjetojë ankth.  Marrëdhënia fillestare që krijon fëmija me objektin (nëna)  që në vitin e parë të jetës ndi...