Pyetja: Ju lutem më ndihmoni me ndonjë këshillë . Si mund ta bindësh apo ta bësh të kuptojë një fëmijë 10 vjeç të heqë dorë nga zakoni i të marrë gjërat fshehurazi (para kryesisht). Studion terrenin në shtëpi dhe gjen rastin kur nuk ka njerëz rreth e rrotull ose nuk e di ç’i thot mendja dhe merr para ose prek gjërat që sduhet . Nuk e di çfarë metode mund ta bëjë të arsyetojë (janë veprime të përsëritura jo vetëm 1 herë) . Nuk i mungon gjë nga ana ekonomike ... Nuk e di ... Do lexoj me kujdes përgjigjen tuaj.....flm... Përgjigjia: E kuptoj ndjenjën tuaj sikur nuk po bëni asgjë dhe se duhet të bëni patjetër diçka apo të gjeni një mënyrë se si ta bëni djalin të bindet që “të mos marr më gjëra fshehurazi”. E vërteta është se kemi të bëjmë me një sjellje shumë delikate; e cila në fakt është një simptomë që po na thërret të kuptojmë botën e tij të brendshme. Pra, përpara se të shkojmë te NDËRHYRJA duhet të kuptohen arsyet e kësaj...